Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku publikon fotografi me Merz: Fitorja e tij dritare e re për Kosovën, i njeh mirë rrugëtimin dhe qëllimet tona

Gazeta10
23 February 2025 - 22:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e ka uruar CDU për fitoren e arritur në zgjedhjet e Gjermanisë.

Ai ka thënë se kjo fitore është një dritare e re për Kosovën.

Sipas Abdixhiku, fitorja e CDU dhe fuqizimi i së djathës evropiane mbetet shpresë për Kosovën.

“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë 🇩🇪; mundësi e re për Kosovën🇽🇰. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë. Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona. Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë! Herzlichen Glückëunsch CDU”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.