Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku reagim: Akti i Kurtit humbje dhe mashtrim

Gazeta10
19 March 2023 - 0:36

Pas arritjes së dakordimit për zbatimin e aneksit të marrëveshjes nga Kurti dhe Vuçiq, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e ka cilësuar si mashtrim dhe humbje e një mundësie historike epilogun e  Kurtit si kryeministër në dialog.

“Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë”, ka shkruar Abdixhiku, raporton Gazeta10.

Sipas tij një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndëruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.