
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në darkë pune të gjithë udhëheqësit partiakë dhe liderët institucionalë të shqiptarëve të Luginës.
Pas takimit, ata kanë dalë me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët e kësaj ane, që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare.
“Si LDK, do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona politike në unifikimin e spektrit politik shqiptar në çështjet me interes kombëtar; për të drejtat politike dhe civile të shqiptarëve të kësaj ane që sot jetojnë në Kosovë – me theks sigurimin e nënshtetësisë; si dhe ndihmesën shtetërore për banorët e komunave në fjalë”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10