Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abdixhiku: Roli i KAS-it në edukimin politik e të rinjve dhe grave është i pazëvendësueshëm

Gazeta10
26 January 2023 - 16:40

Kryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës( LDK), Lumir Abdixhiku ka takuar shefin e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë, Daniel Braun.

Së bashku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe mbështetjen që KAS-i i ka dhënë këtij subjekti politik.

“Gjatë takimit të sotëm mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefit të zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë, Daniel Braun është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së si dhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe KAS në të ardhmen.

Tutje nga LDK kanë thënë se roli i këtij institucioni për zhvillimin e të rinjve dhe grave është i pa zëvendësueshëm.

“Roli dhe kontributi i KAS-it, në edukimin politik si dhe fuqizimin e shumë të rinjve dhe grave është i pazëvendësueshëm. Kryetari Abdixhiku falënderoi KAS-in për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së dhe forumeve të saj si partner i vetëm në Kosovë. LDK ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KAS tash e shumë vite në promovimin e vlerave demokratike në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.