Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Secili nga qytetarët tanë ka humbur një të pestën e fuqisë blerëse

Gazeta10
14 September 2022 - 20:32

Lumir Abdixhiku – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në Forumin e Gruas, ka ftuar të gjitha gratë t’i bashkohen në takimet që do t’i zhvillojë në komuna. 

Ai ka thënë se bashkë me gratë e LDK-së, do të flasin me qytetarët e Kosovës, do t’i dëgjojnë problemet e tyre dhe do t’u tregojnë angazhimin për ta bërë Kosovën një vend të barabartë për të gjithë. 

“Familjet kosovare po përjetojnë shtrenjtimin më të rëndë të çmimeve në historinë moderne të Kosovës. Papërballueshmeria e jetesës merr goditje të një njëpasnjëshme pothuajse në secilën ditë në më pak se një vit e gjysmë secili nga qytetarët tanë ka humbur një të pestën e fuqisë blerëse të tyre. Përderisa mbesim në mëshirë të skemave sociale të panikut një mendje e kemi për papërballueshmërinë e sotme tjetrën e kemi për dimri ne vështirë energjetik që po i vjen Kosovës. Në gjithë këtë mes mbi 60 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në gjashtë muajt e parë të këtij viti”, ka thënë Abdixhiku./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.