
Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media foli për situatën në veri duke thënë se Kosova është në sulm nga bandat e Vuçiqit kurse Kurti në sulm ndaj miqve ndërkombëtar, raporton Gazeta10.
Abdixhiku tutje tha se saherë kemi qenë të sulmuar nga Serbia kemi qenë të mbrojtur nga miqtë ndekombëtar, Amerika dhe Evropa sepse kemi qenë të bashkërenduar.
Sipas tij për këtë përmbysje të raporteve me miqtë tonë nuk ka votuar askush.
“Sulmet ndaj Republikës së Kosovës janë sulme ndaj paqes në rajon”, tha Abdixhiku.
“Kosova nuk do të duhej të binte në grackën e Serbisë, sepse pavarësisht të drejtës sonë është dashur të bashkërendohet me miqtë ndërkombëtar”, tha Abdixhiku.
Ai tutje kritikoi Kurtin për sulmet ndaj sekretarit amerikan të shtetit duke përmenduar kontributin e ish presidentit Rugova në forcimin e lidhjeve me SHBA-të. /Gazeta10/