
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu në Info10 gjatë komentimit të raporteve të Kosovës me ShBA si shkak i tensioneve të fundit në vend ka thënë se këto raporte janë zbehur, raporton Gazeta10.
Abdullahu, ka thënë se mos koordinimi me amerikanët ka zbehur edhe përkrahjen e tyre.
“Jo vetëm që është zbehur përkrahja e SHBA-së por është për tej kësaj. Nuk është vetëm zbehje sepse nëse zyrtarisht amerikanët thonë se jemi të zhgënjyer me ju atëherë me të vërtetë është brengosje edhe për neve si opozitë. Përse janë të zhgënjyer sepse nuk ka koordinim me ta.”, është shprehur Abdullahu.
Tutje, zëdhënësi i PDK-së ka thënë është zhgënjyese fakti se si ShBA ju ka thënë ministrave të Kosovës keni punë të tjera atje dhe mos ejani në Shtete të Bashkuara të Amerikës./Gazeta10