Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdullahu për situatën në veri: Kurti shkatërroi diçka, për të cilën u deshtë goxha mund të ndërtohet

Gazeta10
23 November 2022 - 17:55

Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu në Info10 ka komentuar situatën e fundit të  krijuar në  veri të Kosovës, raporton Gazeta10.

Zëdhënësi i PDK-së  kur ka folur për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës ka thënë se Kurti ka shkatërruar diçka për të  cilën u nevojit shumë  mund për ta ndërtuar.

“Situata në  veri nuk është siç ka qenë ne kemi qindra policë , doganier, administratë  që  janë  larguar nga institucionet. Ka shkuar goxha kohë e shumë  mund është dashur që  gradualisht të  ndërtohet diçka e tillë në atë pjesë të Kosovës. Nuk po themi se ka qenë perfektë, më  e mira e mundshme, por siç është  tani situata është keq. Kjo është  determinuar nga ajo çfarë ka bërë  Kurti, pra tani atje nuk jemi të  pranishëm, apo jemi në mënyrë  minimale të pranishëm. Ne si PDK nuk do ta bënim në  këtë  mënyrë . Ajo më  e rëndësishmja se çfarë  do duhej të  bënte  Kurti është se ka një mungesë  të  vazhdueshme të  koordinimit me ShBA.”, ka thë në  Abdullahu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.