Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abelard Tahiri bisedon me Hashim Thaçin në telefon: E njoftova që nesër të gjithë shqiptarët janë në Shkup

Gazeta10
12 December 2025 - 14:28

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga, duke e cilësuar atë si një moment gjithmonë emocional.

Tahiri ka theksuar se gjatë bisedës e ka njoftuar Presidentin Thaçi se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, në mbështetje të kërkesës për drejtësi dhe liri për çlirimtarët.

“Gjithmonë emocionuese me bisedu me Presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij,” ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se kërkesa për drejtësi dhe liri është një thirrje për ata që i dhanë liri Kosovës dhe dinjitet popullit shqiptar, duke nënvizuar se kjo është një kauzë që bashkon shqiptarët kudo që janë.

Mesazhi i Tahirit vjen në prag të tubimit të paralajmëruar në Shkup, i cili synon të shprehë solidaritet dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe përpjekjen e vazhdueshme për drejtësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.