
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se shteti i Serbisë është duke u mobilizuar pas atij të Rusisë.
Abrashi këtë e ka thënë duke e publikuar një dokument në Gjuhën Serbe, në profilin e tij në Facebook, raporton Gazeta10.
“Pas mobilizimit në Rusi, bëhet edhe mobilizimi në Serbi”, ka shkruar ai.
Dokumenti i publikuar mbanë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturës Sindikatë e Punëtorëve të Policisë./Gazeta10