
Drejtuesit e AC Milan tashmë kanë filluar të mendojnë për qendërsulmuesin që duhet të marrin verën e ardhshme për t’i besuar rolin e titullarit.
Sipas reporterit të afërt me Milan Carlo Pellegatti drejtuesit e rosonerve qysh tani kanë brengat dhe rezervat e tyre me sulmin aktual të klubit. Me Ibrahimovic 40 vjecar, Origi jasht forme dhe më të vetmin sulmues klasik Oliver Giroud kuqëzinjët nuk mund të jenë konkurues për të ardhmen. Opcioni për 7 herë kampionët e europes është 21 vjecari Armando Broja.
“Ndoshta Chelsea do të ofrojë një ofertë të parefuzueshme për Rafa Leao që për mua do të ishte e dhimbshme por duhet të mendojmë hipotezen tjetër të ofrojmë Armando Brojen në këmbim”.
“Broja është një lojtar që ne shpresojmë që Milani ta konsiderojë opcion real për verën e ardhshme”. Tha ndër tjerash Pellegatti burim i afërt i klubit rosoner.