Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Adea Azemi, kampione Evropiane në sportet marciale në moshën 7 vjeçare

Gazeta10
22 May 2026 - 14:42

Në Kampionatin Evropian të sporteve marciale të mbajtur në qytetin historik të vendlindjes së nobelistit Gunther Grass, 7-vjeçarja Adea Azemi arriti të fitojë titullin e Kampiones Evropiane në kategorinë deri në 30 kg.

Gjyshi i saj, Avni Bilali u shpreh me emocione duke uruar Adean dhe duke vlerësuar disiplinën dhe shpirtin luftarak të vajzës si frymëzim për të gjithë.

“Urime familjes për suksesin historik si për Adean, por edhe për shkollën tonë sepse kjo është krenaria e familjes tuaj por edhe e jonë! Kjo ka një shpirt luftarak, e disiplinuar e dashur për gjithë ekipin tonë, edhe pse shumë e re në moshë është edhe frymëzim për ne. Të gjithë e duam me shpirt”, shkroi Avni Bilali.
No description available.

Familja dhe stafi i shkollës së saj kanë shprehur krenari për arritjen historike./Klankosova.tv

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.