
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca në emisionin “Hambari” në Kanal10, ka dhënë detaje për kalimin e saj nga PDK tek VV.
Ajo ka thënë se largimi nga PDK nuk është bërë për përfitime personale siç është hamendësuar, por ka qenë reflektim për të bërë më të mirën për vendin.
“Ai vendim ka ardhur si rezultat i reflektimit tim mbi atë se çka është më e mira për vendin tonë dhe absolut asnjëherë nuk e kam menduar ta bëjë një gjë të tillë për përfitime personale siç edhe është hamendësuar në media të ndryshme. Duke i parë ato të pavrëteta aro hamendësime që janë bërë gjatë kalimit tim në Vetëvendosje unë kam vendosur që mos të jap më shpjegime për shkakë se mendojë se i kam dhënë në kohën e duhur”, ka thënë Grainca. /GAZETA10/
Në videon më poshtë mund ta shikoni deklaratën e plotë të deputetes Grainca