
Eksperti i ekonomisë, Adem Qorolli në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar rritjen e çmimeve në Kosovë.
Ai ka thënë se çmimet janë ngritur shumë, ndërsa pagat në sektorët publik janë jo të mira dhe të përshtatshme për jetën në vendin tonë.
Qorollu shton se shtresa e mesme në Kosovë, është në rrezik të emigrimit, raporton Gazeta10.
“Kemi shumë policë, ushtarë, mjek të cilëve ju ka humb imuniteti dhe imazhi profesional i tyre, fatkeqësisht paguhen keq, kanë kushte të dopta të punës dhe nuk jemi në konkurencë me vendet në zhvillim, po e synojmë BE-në në terr e pa drita, kjo vetëm Kosovës i ndodh”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10