
Adrien Rabiot është përforcimi i radhës te Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar.
“Rossonerët” kanë kompletuar transferimin e mesfushorit francez për shumën e 10 milionë eurove.
Milan ka qenë në negociata me Marseille për disa ditë dhe klubi francez ka pranuar ofertën e “Rossonerëve”.
Transferimi i Rabiot ka qenë dëshirë edhe e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili më herët ka punuar me lojtarin te Juventusi.
Rabiot ishte përjashtuar nga Marseille për shkak të një incidenti në dhomat e zhveshjes, ndërsa ishte i ditur largimi i tij në “Velodrome”.
Mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Milanin, e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.
30-vjeçari testet mjekësore pritet të përfundojnë në Paris, pasi aktualisht është në grumbullim me kombëtaren franceze.
Në garë për shërbimet e tij ishte edhe Napoli, por dëshira e lojtarit ishte kalimi në “San Siro”.
Rabiot ka luajtur në Serie A gjatë viteve 2019-2024 sa ishte pjesë e Juventusit.
Ai ka fituar Scudetton dhe dy herë Kupën e Italisë me “Zonjën e Vjetër”.
Mesfushori do të debutojë me Milanin pas pushimit të ndeshjeve me kombëtare.