Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Afganistani nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër lëkundje e fortë pak ditë pas tërmetit vdekjeprurës

Gazeta10
11 October 2023 - 8:32

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 2 mijë njerëz. Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi rreth orës 05:10 me orën lokale të mërkurën, 28 kilometra në veri të qytetit të Heratit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Sipas raportimeve të para, më shumë se 100 u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë. Qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa autostrada Herat-Torghondi është bllokuar. Sipas AP, rreth 700 shtëpi në Çahak janë rrafshuar plotësisht, një fshat që nuk kishte pësuar dëme nga lëkundjet e mëparshme.

Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.