Kombëtarja e Kosova do t’i vazhdojë sot përgatitjet për ndeshjet e shtatorit, raporton Gazeta10.
“Dardanët” u grumbulluan mbrëmë për ta zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa prezent ishin 11 futbollistë, dy portierët Samir Ujkani e Visar Bekaj, futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, Florian Loshaj, Florent Hadërgjonaj, Betim Fazliji, Bersant Celina, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Donat Rudhani dhe Vedat Muriqi, derisa pjesa tjetër kanë qëndruar në hotel për rigjenerim, pasi të dielën vonë i kanë zhvilluar ndeshje me klubet e tyre.
E sot, ekipi në stërvitje ekipi do të jetë më i kompletuar.
Stërvitjen e dytë, “Verdhekaltrit” do ta zhvillojnë në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 10:30./Gazeta10