
Avokati Xhevdet Smakiqi derisa ka qenë i ftuar në ADRESA në Kanal 10 e ka lexuar aktgjykimin 124 të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, gjithnjë duke iu referuar aktgjykimit kushtetues, brenda 30 dite duhet të konstituohet Kuvendi.
Por avokati e ka ngritur edhe një çështje tjetër shumë të ndjeshme, i cili sipas tij në sektorin e energjisë do të jetë një kaos i vërtetë, pasi që Smakiqi tha se Bordit të ZrrE-së do t’i kalojë mandati, sikurse edhe licenca për energjinë, dhe kështu do të kemi shumë probleme me energjinë.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10