Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agjenti i Sanes ia ofron sulmuesin gjerman skuadrës londineze

Gazeta10
29 Maj 2025 - 20:05

E ardhmja e Leroy Sanes mbetet e pasigurt, ndërsa kontrata e tij me Bayern Munich po shkon drejt fundit, anësori gjerman ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sipas raportimeve nga Sky Gjermani, Sane i është propozuar Tottenham Hotspur si një përforcim i mundshëm për sezonin e ardhshëm.

Përfaqësuesi i tij, Pini Zahavi, ka nisur kontaktet me klubin londinez për të shqyrtuar këtë mundësi.

Kontrata e tij me Bayernin skadon në qershor dhe deri tani nuk ka pasur progres në bisedimet për rinovim.

Klubi bavarez kërkon të zgjatë marrëveshjen në kushte më të ulëta financiare, gjë që nuk është pranuar mirë nga lojtari dhe përfaqësuesit e tij.

Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, Sane mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, duke i hapur rrugën një kalimi pa kosto për klubin e ardhshëm.

Tottenham e sheh Sanen si një përforcim me vlerë të madhe, sidomos nëse arrihet transferimi pa pagesë, pasi Sane ka përvojë të mëparshme në Angli, ku ka shkëlqyer me Manchester Cityn.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.