Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

AGK: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Presidencës ndaj mediave

Gazeta10
30 March 2023 - 14:25

Pas reagimit të Shefit të Stafit së Presidentes, Blerim Vela, në lidhje me raportimin për mundësinë e rrëzimit të Presidentes nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës së ish-deputetit të PLE-së, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Në reagimin e AGK-së thuhet se “Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”.

Tutje thuhet se kjo është vazhdimësi e sulmeve të Velës ndaj mediave.

Reagimi i plotë:

AGK: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Shefit të Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela

Jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës

Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes.

Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”.Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve.

Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.