
Komentatori politik Arben Ahmeti ka numëruar marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se që nga fillimi i procesit të dialogut janë nënshkruar gjithsej 36 marrëveshje teknike me Serbinë.
Prej tyre, sipas tij 23 janë të pazbatuara nga ana e Serbisë 13 dhe Kosova ka 10 marrëveshje të pazbatuara, shkruan Gazeta10.
“Janë nënshkruar 36 marrëveshje teknike me Serbinë. Prej tyre 23 janë të pazbatuara, prej tyre 13 janë të pazbatuara nga Serbia dhe 10 të pazbatuara nga Kosova. Secila marrëveshje teknike flet për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Dhe neve s’na ka konvenuar t’i zbatojmë. Pjesa për letërnjoftime është e mrië për neve, por a e dini sa e dëmshme është marrëveshja për lëvizjen e lirë. Ne nëse dojmë ta zbatojmë komplet marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pjesa për tabela është kompromis i joni”, tha Ahmeti në Politiko. /Gazeta10