Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti kritikon Muratin për kthimin e 100 eurove: Mijëra familje s’janë kompensuar nga vërshimet

Gazeta10
26 December 2024 - 17:20

Drejtori i televizionit Kanal10, Arben Ahmeti ka reaguar ashpër ndaj një postimi të ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e cilësuar si një prej veprimeve me arrogante të një ministri në historinë e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, asnjë ministër nuk i ka shpenzuar paratë e shteti për t’u tallur me kritikët siç po bën Hekuran Murati.

“Një ironi e tillë është e pakripë dhe e pacipë dhe bëhet shumë me e rëndë kur e dimë se të gjithë të vërshuarit e vitit 2023 në gjithë Kosovën janë duke i pritur lëshimin e parave për kompensim nga ky ministër sepse i kanë kaluar të gjitha procedurat e nevojshme”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se për shkak të paaftësisë së këtij ministri, shpeshherë vonohen pagesat edhe për kategoritë sociale, raporton gazeta10.

Ky reagim i Ahmetit vije pasi ministri i Financave Hekuran Murati një ditë me parë ka njoftuar se është lanësuar formulari për të gjithë personat që dëshirojnë të mos i marrin shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionit.

Në këtë njoftim ministri Murari me ironi ka shkruar se pret që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë atë. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.