
Gazetari dhe drejtori i televizionit Kanal 10, Arben Ahmeti në një lidhje direkte nga Haga ka folur për fillimin e procesit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka thënë se “në rastin Thaçi dhe të tjerët është kërkuar nga Prokuroria dyfishë më shumë orë për prezantimin e aktakuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve se sa që pat kërku për Millosheviqin”
“Prokuroria pa strategji dhe është fokusuar në sasi se sa cilësi. Pra një e pavërtetë e aktakuzës është në raportet me Kosovën se po sjellin gjoja drejtësi e që në fakt është përndjekje. Kurse në raport me ndërkombëtarët është gënjeshtra për trafikimin e organeve. Pra Kosova e ka vuajtur raportin e Dick Martyt dhe raportimin e madh të mediave ndërkombëtare se si ushtarët e UÇK-së kanë trafikuar organe” ka thënë Ahmeti./Gazeta 10
NDIQE LIVE SPECIALEN NE KANAL 10