Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ahmeti për pronën që iu regjistrua Manastirit: Këta që po thirren në interes publik i kanë masakru vetë pronat shoqërore

Gazeta10
15 March 2024 - 11:27

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë me një reagim lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili urdhëroi Agjencinë Kadastrale t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit.

Ahmeti ka pyetur se nëse ky vendim është i keq dhe i dëmshëm, cili do të ishte vendimi i mirë dhe i dobishëm për Kosovën, derisa ka thënë se ata që po thirren në interes publik i “kanë masakru pronat shoqërore vetë”.

“Në qoftë se ky vendim për Manastirin është i keq dhe i dëmshëm cili do të ishte vendimi i mirë dhe i dobishëm për neve? Kthimi i pronave te dy ndërmarrjeve shoqërore të menagjuara nga APK? Privatizim? Qëta që po thirren në interes publik i kane masakru pronat shoqërore vetë”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.