
Situata politike në të cilën po gjindet vendi tash e sa muaj po shkakton reagime të shumta në opinion.
Sipas drejtorit të Kanal10, Arben Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka mbetur në një situatë larg asaj që e priste në fushatë, larg Cep më Cep.
Ahmeti mes tjerash thotë se kreut të saj, Albin Kurtit i kanë mbetur dy zgjidhje, njëra sipas tij e pamundur.
“Albin Kurti është drejt vitit të pestë të qeverisjes.
Por, siç thotë vetë shifra: nuk është arritur as gjysma e gjysmës së asaj që ishte premtuar.Qeverisja nuk është idealizëm. Është vendimmarrje, kompromis, dhe ndonjëherë, heshtje.
Kjo bie ndesh me filozofinë e “over control” që Kurti e ka ndërtuar“, shkrun ndër të tjera ai.
.