Komentatori politik, Arben Ahmeti në edicionin special të emisionit “Politiko” ka thënë se nuk ka marrëveshje nga takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi.
Ahmeti ka thënë se nga burime të sigurta e di se nuk ka marrëveshje mes palëve, pikërisht për shkak të disa pikave të planit përfshirë edhe Asociacionin, shkruan Gazeta10.
“E para për me pas marrëveshje duhet me pas nënshkrim. Nuk ka nënshkrim në asnjë dokument. Ka pajtim për 16 pika nga 21 pikat e prezantuar në aneks, ka mos pajtim për pesë pikat që janë kryesoret që ka të bëj me Asociacionin… Që i bie nuk ka pajtim për temat kryesore që i ndajnë të dyja palët. Tash deklarata që ka dakordim dhe kemi bërë progres historik të gjithë i presim, por nuk ka marrëveshje. Kështu po më thonë edhe informacionet që i kam nga brenda.”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se poashtu do të paralajmërohen takime të radhës mes liderëve, sepse nuk ka marrëveshje./Gazeta10