Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Thaçi bëri një rikapitulim politik të Kosovës, Selimi tregoi arsyen e krijimit të UÇK-së

Gazeta10
04 April 2023 - 21:07

Drejtori i televizionit të gazetarëve, Kanal10 në edicionin e sotëm të “Politiko” që po mbahet në Hagë, ka komentuar paraqitjen e sotme të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit në gjykimin ndaj tyre në Hagë.

Ai ka thënë se me fjalimin e tij, Thaçi bëri një rikapitulim politik të Kosovës, shkruan Gazeta10.

“Thaçi bëri një rikapitulim politik të Kosovës, duke e dëshmuar në mënyrë të jashtëzakonshme të vërtetën politike të Kosovës. Duke thënë se ne e kemi formuar këtë Gjykatë për ta hequr një sulm që i ishte bërë Kosovës me një të pavërtetë të madhe që ishte raporti i Dick Martyt. Në fakt Kosova nuk ka përjetuar ndonjë sulm më të madh politik se ai i raportit të Marty”, ka thënë ai.

Tutje, Ahmeti ka komentuar edhe paraqitjen e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi i cili ka thënë se Selimi bëri një elaborim të jashtëzakonshëm të arsyes së përse u krijua UÇK-ja.

“Ndërsa, Selimi Bëri një elaborim të jashtëzakonshëm të arsyes së krijimit të UÇK-së dhe unë mendoj që këto dy narracione ndërtojnë narracionin e vetëm mbi të vërtetën tonë, qoftë të rezistencës qoftë atë politike. Kjo është Kosova jonë e vërteta jonë dhe s’mund të ketë një të vërtetë tjetër.”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se pala mbrojtëse kanë sulmuar pikërisht në pikën që akuzohet UÇK-ja dhe ka thënë se kanë bërë paraqitje mjaftë të mirë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.