10plus

“Ajo që sytë e mi panë” – Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

Gazeta10
14 Nëntor 2024 - 17:19

Prezantuesja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, fillon sonte (e enjte) me një projekt të ri.

Në këtë projekt, ajo ka mbledhur yjet më të mëdhenj të shoubizit vendor dhe jo vetëm.

Njëra nga këngëtaret që do të rrëfehet për herë të parë është edhe Xhensila Myrtezaj, e cila flet për ndarjen nga Bes Kallaku.

Mes lotësh, në një pjesë të shkurtër, thekson: “Asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë”.

Se çfarë do të zbulojë më shumë, pritet të shihet në edicionin e plotë, i cili transmetohet në YouTube.

Si Xhensila ashtu edhe Besi shpesh kanë thumbuar njëri-tjetrin përmes këngëve që kanë sjellë.

Të tjerë të ftuar në emisionin e Arbanës janë: Ylli Limani, Olta Gixhari, Emina Çunmulaj, Behxhet Pacolli, Alketa Vejsiu, Ermal Mamaqi etj.

Si bashkëpunëtor në këtë projekt ka edhe partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.