Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ajo shoqëri që shpenzon më shumë në kafe se në libra … / Labinot Konushevci me mesazh të fuqishëm

Gazeta10
22 January 2025 - 10:08

Sociologu Labinot Konushevci në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka thënë se paraja po e kontrollon mirëqenien dhe mendjen e njeriut.

Ai tha se kjo shoqëri më shumë po hargjon para në gjëra lluksoze dhe të panevojshme, se sa në libra, raporton Gazeta10.

“Ne zakonisht hargjojmë në llukse sepse nuk e kemi idenë as nuk jemi të vetëdijshëm se ku të investojmë, dhe e dimë që investimi është një strategji dhe një garancion për të ardhmën”, tha ai për Kanal10.

Konushevci shtoi se investimi më i mirë që mund të bëhet është në gjenerata të reja, pra në arsimim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.