
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji, e ka kritikuar taktikën e Arsenalit në barazimin pa gola me ta në fundjavë në Premier Ligë.
“Nuk e kuptoj, një faul në pjesën e parë [nga Kai Havertz], që ishte ndërhyrje e vonuar në Stefan [Ortegën]. Për mua ishte qartazi për karton të verdhë”, ka thënë Akanji.
“Janë disa rregulla, dhe mendoj që ato ekzistojnë për kartonët e verdhë se kur duhet të jepen”.
“Nuk i kam kuptuar disa vendime. Ata lozën me topa të gjatë dhe u mbrojtën me gjashtë lojtarë në fund, prandaj ishte zor të depërtoje”.
“Edhe kur e bënim, nganjëherë na ndalnin me faula – dhe nuk veprohej ndaj tyre, është e vështirë”.
Arsenali shkaktoi 20 faula për dallim prej vendësve që i shkaktuan nëntë, e megjithatë vetëm dy kartonë të verdhë iu dhanë klubit mysafir.