
Një aksident trafiku ka ndodhur në Podujevë, në mes të dy veturave ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore katër persona dhe më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas raportit policor rreth orës 01:30 të datës 07.07 në QKUK , si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML per obduksion.
‘’Podujevë 06.07.2023-19:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policorë.