Lajme

Aksident me gjashtë të lënduar në fshatin Gllarevë të Klinës

Gazeta10
24 Janar 2025 - 15:45

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:15, katër vetura janë përfshirë në një aksident trafiku ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës”, tha ai.

Gashi shtoi se tashmë me rastin po merren njësitet kompetente.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 Shkurt 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.