Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes autobusit dhe veturës në Prishtinë: Një i vdekur dhe 14 të lënduar

Gazeta10
27 June 2024 - 17:43

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.