Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes dy veturave në hyrje të Drenasit, raportohet për të lënduar

Gazeta10
23 January 2025 - 13:54

Një aksident trafiku midis dy veturave në Drenas ka rezultuar me lëndime trupore për tre persona.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Drenas ku është përfshirë një veturë me targa civile dhe një e policisë së Kosovës.

Të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas janë liruar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.