Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksident mes trenit dhe një automjeti në Fushë Kosovë

Gazeta10
10 July 2023 - 17:34

Një aksident mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur sot në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Rreth orës 14:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku  të ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në vendkalimin hekurudhor në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë  një tren dhe një automjet.  Nuk raportohet për të lënduar pëtveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.