Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në një fshat të Klinës: Pesë të lënduar, njëri dërgohet në QKUK

Gazeta10
11 April 2024 - 16:17

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Vogël në Klinë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar pesë persona.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa një prej tyre është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha ai.

Rugova tha se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.