
Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën e Arbrit në Shqipëri ku kanë mbetur tre të vdekur dhe tre të plagosur, raporton Gazeta10.
Ky aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shepenzë ku janë përfshirë 2 automjete.
Në njoftim bëhet të ditur edhe personat me iniciale që kanë humbur jetën dhe janë plagosur.
Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftim:
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.