
Sipas raportit 24 orësh policor, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklete në Prizren me datën 29 shtator, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit një mashkull kosovar ishte goditur duke lëvizur me biçikletë nga një veturë dhe pas dërgimit për trajtim mjekësor është liruar.
“Rr. “Ekrem Rexha”, Prizren 29.09.2022 – 09:05. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje derisa ishte duke lëvizur me biçikletë. I lënduari pas trajtimit mjekësor është liruar.”/Gazeta10.