Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti me vdekje në Shtupeq të Rugovës: Arrestohet personi i lënduar, tha se nuk ishte ai shoferi

Gazeta10
05 August 2024 - 9:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Shtupeq të Madh në Rogovë, ku ka vdekur një person dhe një tjetër është lënduar.

Policia ka njoftuar se fillimisht personi i lënduar ka deklaruar se motocikletën me katër rrota po e voziste personi që ka vdekur, mirëpo dje gjatë intervistimit është konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se me datë 03.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtupeq i madh-Rugovё.

Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta  ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion.

Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit  ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.