Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti tragjik në Greqi, Rama: Ndiejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur

Gazeta10
01 March 2023 - 10:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur sot ngushëllime për personat që kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit ndërmjet trenave në Greqi.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, ka shkruar Rama në Twitter.

32 persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.