Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidentohen dy automjete në autostradën Levan–Tepelenë, dy të lënduar

Gazeta10
09 July 2026 - 22:20

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të enjte në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si Poçem.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “ Ford” janë përplasur kokë më kokë, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, raporton vizionplus.tv.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisé të cilat kanë bërë té mjndur sigurimin e zonës dhe menaxhimin e qarkullimit rrugor.

Në ndihmë të të lënduarve ka shkuar një autoambulancë e cila i ka transportuar të plagosurit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon pér përcaktimin e rrethanave të kë këtij aksidenti.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.