Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksidentohet Mërgim Vojvoda, kjo është gjendaj e tij

Gazeta10
30 November 2023 - 17:05

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është përfshirë në një aksident me veturën e tij në Torino.

Futbollisti i Torinos është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Corso Galileo Ferraris në Piemonte.

Vojvoda ishte në Mercedesin e tij ngjyrë gri i cili u përplas me një Jeep Renegade të kuq.

Policia bashkiake ka ndërhyrë në vendngjarje. Makina e lojtarit të Kosovës ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa Vojvoda është mbrojtur me airbag.

Ai nuk ka pësuar dëmtime dhe ka mbërritur në fushën sportive të Torinos për t’u stërvitur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.