Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i bastisjeve në disa pavijone të Dubravës, të angazhuar 80 oficerë dhe Njësia K9

Gazeta10
01 August 2025 - 15:07

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar një bastisje në disa pavijone të institucionit, ku janë angazhuar 80 oficerë si dhe Njësia K9 e SHKK’së.

Në njoftim thuhet se qëllimi kryesor i bastisjes ishte luftimi i dukurive kontrabanduese, me fokus të veçantë në parandalimin e futjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike brenda institucionit.

“Gjatë bastisjes nuk është hasur asnjë material i ndaluar apo substancë e jashtëligjshme, çka dëshmon një gjendje të kontrolluar dhe mbikëqyrje efektive brenda pavijoneve të kontrolluara.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar që, përmes veprimeve parandaluese dhe kontrolleve të rregullta, të garantojë sigurinë dhe rendin brenda institucioneve korrektuese, duke mbrojtur integritetin e sistemit korrektues në vend. Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të gjithë të burgosurit për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive gjatë zhvillimit të bastisjes. Kjo sjellje dëshmon pjekuri dhe vetëdije të lartë për rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë në institucion”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.