Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i Krimeve Ekonomike me autoritetet norvegjeze në Gjakovë, e konfirmon edhe policia

Gazeta10
11 November 2023 - 14:37

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një aksion të forcave të sigurisë që po zhvillohen në komunën e Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, pa dhënë detaje tjera.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, ka thënë Kelani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.