Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione të ndryshme në Prizren, Malishevë e Prishtinë.
Aksioni po zhvillohet nën dyshimin se persona të ndryshëm janë përfshirë në vepra penale fajdesë, detyrimit dhe skemave piramidale.
Sipas, KALLXO.com në mesin e të dyshuarve është edhe një zyrtar policor, i cili po dyshohet për fajde e detyrim.
Hetimi ndaj këtij rasti siç raporton mediumi ka nisur javë më parë. Sipas tyre, ai eshtë njëri nga të dyshuarit kryesor në këtë aksion.


Aksioni i cili filloi në orët e mbrëmjes është koordinuar nga Prokuroria e Prizrenit.