Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksion kundër taksive ilegal në Prishtinë

Gazeta10
04 December 2022 - 16:32

Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar aksion kundër taksive ilegal në pika të ndryshme të Prishtinës.

Kjo për arsye që po shkaktojnë probleme të mëdha në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet.

“Drejtoria e Inspekcionit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taxive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.