Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion tjetër në veri, raportohet se policia po kontrollon për mallra të kontabanduara

Gazeta10
26 December 2023 - 11:33

Në komunën e Leposaviqit është duke u zhvilluar një aksion që lidhet me kontrabandë të mallrave.

“Kossev” raporton se kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Është duke u kryer një kontrollë për shkak të informacioneve që ai ka mallra që janë kontrabanduar, origjina e të cilave nuk dihet ose nëse janë transportuar ilegalisht nga Serbia.” – ka thënë ai, duke mos treguar për çfarë mallra konkretisht bëhet fjalë.

Së fundi, Policia e Kosovës ka kryer disa kontrolla në veri, ku janë konfiskuar mallra të kontrabanduara që kanë të bëjnë kryesisht me produkte ushqimore, pije, por edhe cigare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.