Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksionet e Speciales: Haxhi Shala po intervistohet në zyret e EULEX-it

Gazeta10
11 December 2023 - 9:12

Haxhi Shala i njohur me nofkën “Topi” gjatë kohës së luftës, është ftuar për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Intervistimi i tij po ndodh aktualisht në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Djali i Haxhi Shalës, Flakroni, ka thënë për Nacionalen se për momentin nuk kanë informata për arrestim.

“Vetëm e kanë ftuar për intervistim njëherë përnjëherë, qështu i kemi informatat. Është në zyret e EULEX-it”, ka thënë Flakron Shala për Nacionalen.

I pyetur nëse familja ka njohuri për arsyet e ftesës, ai ka thënë se nuk kanë asnjë informacion.

“Jo nuk dijmë asgjë për momentin”, deklaroi shkurt Flakron Shala.

Nuk dihet nëse ftesa për Shalën ndërlidhet me akuza për krime lufte, apo për pengim të drejtësisë siç kanë qenë arrestimet e fundit.

Pikërisht në zonën ku ka shërbyer Haxhi Shala, javë më parë u arrestua Isni Kilaj për pengim të drejtësisë.

Haxhi Shala ishte ftuar për intervistim nga Prokuroria e Hagës në gusht të vitit 2020.

“E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti”, kishte thënë Shala.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.