Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksioni pas vrasjes së rreshterit policor, Lika: Rasti të trajtohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Gazeta10
21 April 2025 - 18:51

20 ditë pas vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika janë arrestuar shtatë persona të dyshuar.

Bedri Elezi, njohës i çështjeve të sigurisë në linjë direkte për emsionin “Gazeta” përshendeti aksionin e policisë gjatë ditës së sotme, teksa dha më shumë detaje rreth personave të arrestuar.

E përshendes aksionin e policisë së Kosovës, u arrestuan 7 persona. Këta persona janë pjesë e një organizate fetare në Kaçanik, të njejtit janë konsideruar persona me rrezikueshmëri të lartë. Kjo organizatë edhe atëherë, edhe sot ka organizuar aktivitete të ndryshme radikale” tha Elezi.

E deklaratat nga Prokuroria në Ferizaj sipas tij patën shpërputhje me atë që u tha sot dhe që atë që ishte thënë javë më mirë. Sipas tij rasti duhet t’i kalojnë PSK-së.

“Ky rast duhet të trajtohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës“.

Edhe avokati Gent Gjini tha se sipas asaj çka mund të thuhet deri tani, vrasësi i mitur ishte i nxitur nga të tjerët.

Këtu kemi të bëjmë me lloj motivi i ulët i shtyer nga ta, duke e ditur se i mituri ka qenë i ndikuar prej personave tjerë. Sipas informacioneve, Lika ka pasur një lokal nga të cilët edhe e kanë djegur. Ai ka qenë i vëzhguar nga ta, momentin që ai ka hyrë në shtëpinë e tij është ekzekutuar nga i mituri 18 vjeçar”, tha ai…

 

Më shumë detaje:

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.