Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Akuzat për pazare – Hajdari: Logjika s’e rrokë me pasë marrëveshje për një pozitë që ma garanton ligji 

Gazeta10
22 September 2022 - 23:05

Osman Hajdari – ish drejtor komunal në Prizren, ka mohuar përmbajtjen e audio-incizimit se është marrë vesh me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që të kthehet në pozitën e Auditorit të Brendshëm. 

Hajdari në Prime Time, ka thënë se nuk ka pasë bisedë me askënd, por i ka ndjekë rrugët ligjore, raporton Gazeta10. 

“Në përmbajtjen e audio-incizimit, që lakohet emri im gjoja se kam bërë marrëveshje me z Totaj, për t’u bërë auditor i brendshëm në Komunën e Prizrenit. Kjo thjesht nuk është e vërtetë, është e pasaktë. Këtë pozitë e kam pasë të pezulluar pasi që jam shërbyes civil, e kam fituar mandatin me LVV-në, dhe pas një kohe kam bë kërkesë për t’u kthyer në pozitën që ma garanton ligji, kështu që as logjika nuk e rrokë për të pasë marrëveshje për një pozitë që e kam themelu në vitin 2009″, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.